HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Zhdukja e Mistershme ! EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Zhdukja e Mistershme ! EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Zhdukja e Mistershme ! EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Zhdukja e Mistershme ! EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Zhdukja e Mistershme ! EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Zhdukja e Mistershme ! EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Zhdukja e Mistershme ! EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Zhdukja e Mistershme ! EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Zhdukja e Mistershme ! EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Zhdukja e Mistershme !

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Zhdukja e Mistershme ! Empty Zhdukja e Mistershme !

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 1:13 pm

    Zhdukja e Mistershme ! 57988_175174649167895_172819256070101_502195_3025532_n

    Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.





    Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!



    - Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.



    Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:



    - Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!



    Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.



    Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.



    Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.



    Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:



    -A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!



    Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:



    - Çfarë po fletë Kaltërina?!



    Pastaj u kthye nga vajza:



    - Ç’është kjo pyetje, bij ime?



    Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.



    - Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?



    - Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...


    - Si i panjohur?



    - I panjohuri nga planeti Otila!...



    - O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.



    Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.



    - Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...



    - Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!



    Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:



    - Mendoj se po, gjyshe!



    Gjyshja ishte shumë e durueshme.



    - A të ka thënë diç tjetër?



    - Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.



    - E ti, çfarë i tha?- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-



    - Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...



    Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!



    - Era`-sa nuk bërtit Zana.



    - Tha se quhej Era?!



    - Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.



    Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.



    Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.

      Ora është Wed May 08, 2024 12:54 pm