HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Paralajmërimi i fatkeqësise! EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Paralajmërimi i fatkeqësise!

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Paralajmërimi i fatkeqësise! Empty Paralajmërimi i fatkeqësise!

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 1:12 pm

    Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes thahen.



    Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...



    “...E enjte e viti 1982. Më kujtohet qartë. Rreth orës pesë e mëngjesit, e përcolla tim shoq dhe dajën tim të cilët së bashku duhej të udhëtonin me kamion diku në Kroaci. Iu urova rrugë të mbarë dhe u ktheve në punët e mia shtëpiake...”



    Këtu po e ndërpresim për një çast rrëfimin e H. Xh. e cila jeton në Prizren së bashku me fëmijët dhe të shoqin B. Xh. Që rrëfimet të kenë një lidhshmëri në mes të realitetit tonë dhe atij paralel përparësi do t’i japim tregimit të B. Xh.



    “...Pra, pasi shoqja më përcolli mua dhe dajën e saj, u nisëm në rrugë. Unë e drejtoja kamionin. Më vinte mirë që e kisha një bashkudhëtarë se rruga e gjatë është e mërzitshme.



    Nuk nguteshim, ashtu që pasi pushuam në disa vende dikur rreth orës 2:00, pas mesnate u ndodhëm në magjistralen e Adriatikut para se të mbërrinim në Split.



    Jashtë ishte stuhi e vërtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha në shpejtësi diku 75 -80 km/h, e vërejta një automobil të vogël luksoz që ecte pas nesh.



    Ishin turist, siç dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua në një qastë mu duke se vozitësi voziste duke i mbyllur sytë kohë pas kohe! Mendova, nuk është mirë që ky voziste në këtë gjendje, mund t’i ndodh diçka.



    Dikur ai dha shenjë që të tejkaloj, në të vërtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtë e veturës prapa nesh, mirëpo në atë moment filloi të më tejkalojë. Posa e vërejta në një kthesë një kamion të madh në anën e majtë përballë nesh, rrugën e të cilit ia kishte zënë vetura duke e tejkaluar kamionin tim.



    Ta shpejtoja shpejtësinë e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohë që të anësohet vetura e rrezikuar, të frenoja në vend po ashtu nuk guxoja se ishte kohë me shi.



    Në anën e djathtë e vërejta një parking të vogël dhe vendosa të hy në të. E tërë kjo ka zgjatur vetëm disa sekonda. Hyra në parking, ia lëshova rrugën automobilit, ai shpëtoi, por ne filluam të ballafaqohemi me vdekjen sy me sy.



    Nëpër atë parking hymë me shpejtësi 60-70 km/h. Ishte buzë greminës së detit. Për fat pranë rrugës ndodheshin disa shtylla me hardhi të rrushit të cilat na ndalën dhe na shpëtuan nga vdekja e sigurt. E tërë kjo ka ndodhur në shpejtësi të rrufeshme brenda disa sekondave...”



    “....Fëmijët kishin rënë në gjumë. Unë kisha edhe pak punë, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmë ore më parë dola në oborr dhe vara një faculetë dhe një palë çorapë në tel, të cilat i lava para se të flija. Ishte kohë e mirë. Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë.



    Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...



    Desha njëherë ta hap derën e të shohë se kush ndodhet në oborrin tonë dhe çka kërkon, çfarë çadrash (!?), por u frikësova kur mu kujtua se koha jashtë ishte e kthjellët dhe se kurrfarë shiu nuk binte.



    Mu kujtua po ashtu se nuk është mirë që natën të përgjigjem në zëra të panjohur. Unë besoja në këtë, në diçka duhet besuar. Frikësohesha, fillova të bie shahadet (mantra), të gjithë fëmijët flinin. E zgjova dikur nga gjumi vajzën më të madhe e cila i kishte rreth 20 vjet.



    Edhe ajo i dëgjoi zërat të cilët nuk pushuan gati gjysmë ore. Derën e kam hapur vetëm në mëngjes kur u zgjova. Dhe në oborr nuk gjeta kurrfarë gjurme, as nga shiu e as nga njerëzit e panjohur”.



    Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova këtë ndodhi të cilën ia pohoi edhe vajza e madhe, ndërsa ai mbeti i habitur për disa çaste. Habia e tij sikur kaloi në mua kur edhe ai ma rrëfeu ndodhin e vet në rrugë.



    Disa ditë më vonë shkova te një hoxhë - grua, ia tregova edhe rrëfimin tim edhe të shoqit tim, ndërsa ajo më tha: ti e ke shpëtuar burrin tënd, për këtë ndoshta nuk je e vetëdijshme, por sikur ta hapje derën dhe të përgjigjeshe në zërat e panjohur, do t’u ndodhte diçka tragjike...”



    Prej nga erdhën ato zëra? Çfarë lajmërimi parashikues kishin? Pse janë aq konfuze dhe të pakuptueshëm... çka jeni duke bërë... apo ...merrni çadrat, shiu i madh na mbyti..?!



    Pse nuk guxojmë të përgjigjemi? Të besojmë apo të mos besojmë!? Ne ekipi i “Mjellmës”, sado me rezervë, kemi vendosur që të besojmë, në fund të fundit, asgjë nuk humbim. Po ju?...

      Ora është Fri Apr 26, 2024 8:57 am