HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi!

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi! Empty Mos iu përgjigjuni zërave nga asgjëkundi!

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 1:16 pm

    ZËRI I PANJOHUR NGA ASGJËKUNDI



    -Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka.



    Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën. Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih.



    Këto nuk ishin fjalët e para, këto ishin fjalët e fundit që na i tha K. A., një djalosh 28 vjeçar (asokohe v.j.) nga një lagje e Prizrenit.



    Një mëngjes na vizitoi në redaksi dhe pas një kohe bisede të lirë (njoftuese) e filloi rrëfimin e tij i cili mund të jetë edhe një nga dëshmitë shumta mbi të vërtetën e padukshme jo vetëm atje diku...



    “...ishte muaj i parë i verës, pasi e përfundova një punë timen (e ndreqa një gomën të biçikletës), mendoja me vete sa shpejt paska kaluar koha.



    Akrepat e orës kishin dalur nga njëzetenjëshi. Pasi i lava duart shkova ta mbyll derën e oborrit, ngase s’besoja se do të vije më dikush.



    Ishte fundi i qershorit të vitit ’87. në shtëpinë tonë banonim nëna, dy motrat e mia ende të pamartuara, unë dhe vëllai im më i vjetër, i cili kohë më parë kishte shkuar në Munih të Gjermanisë, ku edhe punonte.



    Nuk kishte dy ditë që kisha biseduar me të në telefon. Pritnim që të na kthehet diku kah mesi i korrikut, se dëshironim që ta fejojmë.



    Hyra brenda në dhomë ku ishin të dyja motrat e mia duke e shikura një seri televizive, dhe nëna e cila ishte shtrirë të pushojë ngase kishte kokëdhembje.



    Që të mos ua prish qetësin e ndeza dritën e korridorit, ndërsa deerën e dhomës së errësuar e lash të hapur. Edhe unë i shtriva se ndihesha i lodhur.



    Pas një kohe edhe pse sytë i kisha të drejtuar në ekranin televiziv, isha i thelluar në mendime. Në dhomë gjysmë të errësuar mbretëronte një qetësi e ciula nuk zgjati aspak më shumë se mendimet e mia.



    -Çka jeni duke bërë ju aty, hë? - u dëgjua një zë që vinte nga korridori. U çova brof në këmbë. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dëgjuar diçka.



    Edhe pse e dija se çka dëgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmë apo zë i artikuluar njeriu sepse po në atë moment mu kujtua se e kisha mbyllur derën.



    Pastaj, zhurma apo zëri (!?) i ngjante zërit të vëllait tonë Hadiut, i cili ndodhej, pra, në Munih. Megjithatë pasi edhe motrat me shikim pohuan se kishin dëgjuar diçka, dola në korridor dhe thirra: kush është?



    Pasi e vërtetova se nuk ishte askush, u ktheve në dhomë. U shtriva sërish. Nuk kaluan më tepër se dy.tre minuta kur sërish dëgjuam: “Çka jeni duke bërë ju aty?”



    Këtë herë motrat nuk mbeten të heshtura por thirrën: baci Hadi, dhe më shikon të habitura. Nuk dyshoaj më se ishte fjala për vëllain tim Hadiun. -Baci Hadi, baci Hadi... e thërrisja, ku je., pse fshihesh, po do të na frikësosh. Në ato çaste ishte zgjuar edhe nëna.



    Shikuam në tërë shtëpinë, por askund nuk kishte ndonjë gjurmë që tregonte se ndodhet dikush tjetër pos nesh aty. Të njëtat fjalë i kishin dëgjuar edhe motrat, po ashtu dy herë.



    Megjithatë, ajo natë na kaloi në habitje dhe asgjë më e pazakonshme nuk ndodhi. Nëna ngapak filloi të brengosej për vëllain dhe derisa ajo thoshte. Zoti e bëftë mië..., unë mendoja se nuk ka arsye të brengoset dhe të shqetësohet nga gjëra besëtytnish.



    Mundohesha t’ia sqaroj prejardhjen e zërit edhe pse vet e dija mirë se zëri erdhi nga asgjëkundi, po zëri i Hadiut, vëllait tim për të cilin pas një jave na lajmëruan se kishte vdekur në një fatkeqësi të komunikacionit në Munih në mes të orës 21:00 dhe 22:00, para shtatë ditësh, natën kur unë dhe dy motrat ia dëgjuam zërin që erdhi nga asgjëkundi deri në veshët tanë. Apo, ndoshta e tëra ka qenë në kokat tona!?



    Disa muaj më vonë në bazë të këshillimeve të dajës e vizitova një hoxhë i cili më tha se sikur të mos përgjigjeshim në zërin të cilin e dëgjuam, ndoshta nuk do të ndoshta fatkeqësia.



    Më parë nuk i kam besuar këtyre gjërave, t’ua them të drejtën as tash nuk e di a të besoj apo jo, por sikur të kisha rast edhe njëherë që të kthehem dhe ta jetoj atë ditë të kaluar të qershorit ’87, nuk do t’i përgjigjesha zërit nga asgjëkundi.”

      Ora është Fri Apr 26, 2024 10:29 am