HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Fenomene misterioze ne shtepi EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Fenomene misterioze ne shtepi EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Fenomene misterioze ne shtepi EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Fenomene misterioze ne shtepi EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Fenomene misterioze ne shtepi

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Fenomene misterioze ne shtepi Empty Fenomene misterioze ne shtepi

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 10:25 am

    Në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...Në lagjen “Tusus” të Prizrenit ndodhet shtëpia e Akip Shahinit nga Prizreni, ku qe shumë vite me radhë, xha Akipi jeton me plakën e tij dhe me katër djem, të gjithë të martuar, që së bashku me reja dhe nipa e mbesa, përbëjnë gjithsej 24 anëtarë të familjes.Një familje e qetë, me djem të mbarë e punëtorë, dhe një shtëpi “e gjallë”, siç do të thuhej në popullin tonë - janë karakteristikat e para që të bien në sy kur, për të parën herë, ndodhesh në këtë familje. Katër shtëpi në një oborr i kanë ndërtuar ata të xha Akipit, pa meshkuj në botën e jashtme, por vetëm me punën e mbarë që këtu e bëjnë. Respektivisht, djemtë e xha Akipt kanë dy gjellëtore: një në Prizren dhe një tjetër në Pejë, ku fitojnë mirë. Kurse xha Akipi ka edhe tokë pune...Dhe të gjitha premisat materiale janë të favorshme, që do të duhet të mundësonin një jetë të qetë familjare dhe një kënaqësi në gjithë atë begati e në gjithë ato të mira materiale, por - një hall që i ka rënë mbi kokë kësaj familjeje, nuk u lë qetësi e as kënaqësi shpirtërore anëtarëve të saj.Në foto shihet regalli i djegur, pothuajse plotësisht i dëmtuar, në dhomën e Ali Shahinit, i shkaktuar nga duart e padukshme dhe e pashpjegueshme përmes mendjes dhe logjikës



    Problemet lindën pas një viti martesë



    Qe tri vjet me radhë reja e djalit të vogël, Nafija, me prejardhje nga K. Është e sëmurë rëndë nga një sëmundje shpirtërore. Kurrë më parë nuk ka qenë e sëmurë. Edhe një kohë pas martesës me Aliun nuk pati kurrfarë probleme. E çonin mirë dhe kishin harmoni me njëri-tjetrin. Problemet e tyre lindën pa u mbushur një vit i plotë në martesë. Nafija filloi ta humbte vetëdijen. Respektivisht ajo binte në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ajo gjendje zgjaste jo pak kohë... shpeshherë edhe nga disa orë.



    Në fillim, natyrisht, iu drejtuam mjekut - fillon rrëfimin hallemadh Aliu. Neuropsikiatri, pas dëgjimit indiferent të përshkrimit të sëmundjes nga ana jonë, Nafijes i preferon t’i bënte gjithë analizat dhe incizimin e kokës në EEG. Dhe, çuditërisht, të gjitha analizat e trurit e të trupit i dolën mirë, pos konstatimit nga ana e mjekut se “është pak nervoze”... Dhe i dha disa barëra për qetësim.



    Sakaq, mbretëria e sëmundjes në Nafijen mbeti e paprekur. Sulmet vazhdonin. Nafija binte edhe më tej në gjendje të ndryshuar të vetëdijes dhe ndjehej tejet keq. Forca të panjohura negative e sulmonin, e mundonin, e lodhnin...Madje edhe e rrihnin... E rrihnin shpinës dhe këmbëve!...



    Në shtëpi ndodhin fenomene misterioze



    Njëkohësisht me këtë, në shtëpinë tonë filluan të ndodhin disa fenomene misterioze. Fenomene të pashpjegueshme e të çuditshme, - shton Aliu. Madje, aq të çuditshme, sa për njeriun që nuk ka pasur rast t’i përjetoj këto, vërtet mund të jenë edhe të pabesueshme. Ashtu, siç kanë mundur të jenë të pabesueshme edhe për ne, para se të na binin në kokë...



    Së pari filluam të ndjenim një prani të qenieve të padukshme. Në fillim na dukej sikur dikush po ecte nëpër ballkone, ose dëgjonim rënie, sikur dikush kërcente nga ballkoni poshtë. Pastaj dëgjonim hedhje gurësh, goditje me gurë. Goditjet sidomos i ndodhnin Nafijes.



    Të them të drejtën, në fillim edhe ne ishim shumë të befasuar e në një dilemë të madhe: T’u besonim atyre fenomeneve të çuditshme, të pakapshme për mendjen e logjikën, apo të mos u besonim... T’u besonim, si t’u besonim, kur asgjë me sytë e ballit nuk shihnim, asgjë s’vërenim konkretisht. Të mos besonim, si të mos besonim, kur për një kohë të caktuar, dëgjonim zhurmat, trokitjet, rrapëllimat, hedhjet e gurëve, ecjen e dikujt... Me një fjalë, pandërprerë shihnim, dëgjonim dhe përjetonim manifestimet e çuditshme, mahnitëse, që shkaktoheshin nga qenie të padukshme, misterioze, si të thuash, ireale, por që manifestimi i veprimeve të tyre ishte real dhe ne e dëgjonim, e shihnim dhe e përjetonim në mënyrë reale e të pakontestueshme...



    Në fillim na ka ndodhur që, kur kemi shkuar në dhomë, t’i gjejmë rrobat e nxjerra nga raftet, ku ishin të paluara, e të vendosura në mes të dhomës, në dysheme. Valixhet i gjenim të hapura, pa i prekur kush nga anëtarët e familjes, por, ajo çka ishte më e keqja, më pastaj rrobat e nuses do t’i gjenim të prera e të dëmtuara. Të prera si me gërshërë,. Si t’i kishte prerë me dorë njeriu. Ndoshta gjatë kësaj kohe na janë asgjësuar rroba me vlerë prej disa mijëra markash në këtë mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, e gjenim arin e prishur. Ose e gjenim të përdredhur e të lakuar ose të prerë... Dhe atë si me zhiletë, sa në shikim të parë, nuk mund të vërehej se ishte i prerë, vetëm kur e kapje me dorë, ndahej...



    Por, ndërkohë, ne, që kishim hall të madh, kurse mjeku nuk mund të na ndihmonte, filluam të kërkojmë ndihmë tek disa milexhionë, falltarë e hoxhallarë të ndryshëm - kyçet në bisedë xha Akipi. Një nga ata, nga fshati Lubinjë e Epërme bëri që Nafije të tregonte se kush po e sulmonte, kush po e mundonte e kush po e rrihte. Ua zinte në gojë emrat. Fliste me to, grindej. Tregonte se ç’i thoshin... Fatkeqësisht, ajo që i paraqitej, që e sulmonte kështu e që i bënte këto të zeza ishte gruaja e vëllait tim...,ofshau ai.



    Në foto shihet pasqyra e thyer nga forcat e panjohura. Familja Shahini nuk kanë shpjegim se si ka ndodhur kjo, ata vetëm e kanë parë se është thyer nga një dorë e padukshme, në pranin e tyre dhe kanë mbetur të nemitur...



    Katër herë u kallën dhomat



    Është interesant, se gjithnjë e paralajmëronin se çdo të ndodh. I thoshin se kemi për t’i prerë rrobat, të cilat edhe i preheshin. Pastaj, i thoshin se kemi për t’i djegur dhe ato digjeshin. Katër herë na janë djegur dhomat. Dhe atë gjithnjë ditën. Dy herë jemi djegur paradite. Një herë në kohë dreke dhe një herë vonë pas dite. Është interesant se herën e parë, kur ka ndodhur ndezja, dera ishte e mbyllur përbrenda, e askush nuk ishte brenda. Madje, kur e kemi thyer derën, dhe e shtynim për ta hapur, një forcë e çuditshme e shtynte nga parapa. Disi nuk na linte të hynim brenda. Tri herë, i kemi shpëtuar gjërat pak më mirë, herën e katërt na është djegur, madje edhe regalli. Dhe ashtu, të djegur, e kemi edhe sot e kësaj dite...



    Por më tepër kishim frikë se do të na i digjte fëmijët, - thotë xha Akipi. Prandaj, rregullisht Aliu i ka ndërruar dhomat, me shpresë se ndoshta në dhomën tjetër nuk do t’i ndodhte gjë, edhe pse kot...



    Njëherë, madje, i janë prerë rrobat që i kishte të veshura. Bluzën, veç kur ia pamë të prerë prapa, në shpinë, dhe mbetëm të nemitur... - kyçet prapë Aliu. Dy herë diçka e panjohur më ka grithur edhe mua në ballë. Isha duke punuar në gjellëtore, dhe, kur një qastë, paqëllimshëm shikohem në pasqyrë, shoh, shoh një vijë, një të grithur pjerrtas ballit, pa ndonjë rast dhe pa ndonjë mundësi që të grithesha askund... Edhe kjo (tregon për të shoqen), ka qenë dy herë e prerë në dorë, pa ndonjë rast. Veç kur ia shihnim gjakun...



    Prania e vazhdueshme e qenieve të padukshme



    Kurse, vazhdimisht kemi pasur zhurma të ndryshme: të trokitura në dyer, dritare, regall... Disa herë janë thyer dritaret dhe atë çuditërisht, nga ana e brendshme, d.m.th. krahu i brendshëm i dritares... Disa herë ma kanë marr orën e zgjimit, të cilën e lë afër për t’u zgjuar, kur kam për të shkuar në punë... Pastaj, sërish ma kthenin!...



    Njollat e gjakut që shpërthyen në mur në çastin kur Nafija e ka “sulmuar” me energji (në gjendje autohipnotike) dhe “asgjësuar” njërën nga qeniet misterioze.



    Por të gjitha këto që i thamë ( e që nuk) janë sigurisht pak, megjithatë, nuk paraqesin gjithë atë që kemi përjetuar brenda kësaj kohe, brenda këtyre tri viteve, prej kur Perëndia na e çoi këtë hall mbi kokë... - kyçet, përsëri, në bisedë xha Akipi. 74 vjet i kam bërë - vazhdon, kurrë nuk kam parë këso gjërash. Dëgjuar nga të tjerët, se dikujt i ka ndodhur po, veç në familje të ngushtë dhe në farefis nuk na ka ndodhur. Tash Zoti na ka dërguar, pse na i ka dërguar, Ai e di...- përfundon xha Akipi dhe shpreson, megjithatë, se do të bëhet mirë. Dhe ne e ngushëllojmë, se, si çdo gjë që është kalimtare në këtë jetë edhe kjo do të jetë kalimtare dhe do të bëhet mirë...



    Tani tërë familja shpresat i kanë përqendruar tek A. Kolgeci, një person që pa kursim përpiqet t’u ndihmoj njerëzve të shërohen me metoda alternative, kryesisht përmes sugjestionit dhe hipnozës. Kolgeci e ka mësuar Nafijen, pas disa seancave hipnotike, që kur ta sulmojnë ato krijesa të liga, ajo, gjithnjë duke e konsultuar “udhëheqësin e vet shpirtërorë”, të dijë si të mbrohet, madje edhe t’i sulmoj ato me energji pozitive...



    Sipas sugjerimeve të Kolgecit, dy -tri ditë para se ta bënim këtë bisedë, ajo i kishte “sulmuar” ato dhe atë kryesoren e kishte “asgjësuar”. Sipas rrëfimit të Nafijes, ajo e kishte asgjësuar plotësisht “trupin” e saj! E kishte parë saktë këtë. Por, që çudia të jetë më e madhe, at qastë që ka ndodhur ky “asgjësim” në njërin mur të dhomës, çuditërisht, ishin paraqitur njolla të vërteta gjaku...! Gjurmët e tij akoma ndodheshin në murin e dhomës, të cilat miku im S. Krasniqi, i fotografoi, për t’i pasur si dëshmi të një sensacioni të vërtet misterioz.



    Ngjarja e përshkruar është e vërtet dhe të gjitha të dhënat janë autentike: vetëm emrat e personazheve janë të ndryshuar.

      Ora është Thu May 16, 2024 1:06 pm