HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Dyert për "në të kaluarën" EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Dyert për "në të kaluarën" EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Dyert për "në të kaluarën" EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Dyert për "në të kaluarën" EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Dyert për "në të kaluarën" EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Dyert për "në të kaluarën" EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Dyert për "në të kaluarën" EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Dyert për "në të kaluarën" EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Dyert për "në të kaluarën" EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Dyert për "në të kaluarën"

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Dyert për "në të kaluarën" Empty Dyert për "në të kaluarën"

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 1:17 pm

    Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.





    Ishte fillimi i shtatorit dhe qifti bashkëshortor, Edita dhe Sami Topi bisedonin se ku do e kalojnë pushimin vjetor. Gjatë bisedës, ata shprehën dëshirën për ta marr edhe mendimin e miqve të tyre, Sanie dhe Marash Bregut, të cilët, sikurse edhe këta, jetonin prej vitesh në Cyrih të Zvicrës.



    Rivierat shqiptare, si ato të Sarandës, Vlorës, Durrësit e Ulqinit, i kishin shijuar vite me radhë, prandaj këtë herë vendosën që pushimet verore t’i kalojnë në një drejtim krejt tjetër.



    Ishte 12 shtatori i vitit 2006, kur pas vendimit të përbashkët të familjeve Topi dhe Bregu, herët në mëngjes, ata u nisën për pushime me automobil në drejtim të Spanjës. Natyrisht, rruga kalonte përmes Francës. Disponimi ishte në nivel, pasi që ky ishte udhëtimi i parë në brigjet e detit spanjoll, në vendin e diellit dhe toreadorëve.



    Në udhëtim e sipër analizonin dhe përpilonin regjistrin e vendeve më të bukura të Spanjës si: Trragnon, Castellon de la Plana, Cartagenon , ishullin Palma, etj., të cilat dëshironin patjetër t’i vizitonin.



    Në timon, vozitësit ndërroheshin me radhë, kurse gratë mundoheshin që t’i gjejnë vendet dhe hotelet e këndshme, ku do kalonin netët gjatë pushimeve. As mendja nuk u shkonte se pikërisht një hotel i tillë, ku do e kalonin natën e parë, do të mbetet enigmë shumë e madhe në jetën e tyre.



    Në Francë, vonë në mbrëmje, ata lanë autostradën në afërsi të qytetit Montpellier, për të kërkuar një vend të qetë për ta kaluar natën. E dinin se në atë pjesë kishte shumë hotele të vogla, pasi ishte edhe vend bregdetar, dhe dëshironin që në njërin prej tyre të vendoseshin. I pari në të cilinë hasën ishte përplot, prandaj edhe vazhduan të kërkojnë. Ishin të sigurt se në hotelin tjetër do të gjenin dy dhoma për vendosje. Pas një rruge të shkurtër kohore panë një ndërtesë të gjatë dy kateshe, me pamje të kthyer kah autostrada. Automobilin e parkuan në parkingun afër rrugës. I pari në hotel hyri Samiu dhe vërejti një korridor të gjatë të ndriçuar me vajguri. Anash ishte i vendosur banaku për shërbim, kurse kah fundi vërejti se ndodhet recepcioni.



    Për dhoma të lira e pyeti njeriun që qëndronte aty dhe që kishte një veshje të çuditshme. Disi e kuptoi që janë dy dhoma të lira pasi që njeriu me veshje të çuditshme nuk e njihte gjuhën gjermane, kurse Samiu e zotëronte fare pak frëngjishten.



    Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.



    Në mëngjes, derisa familjet Topi dhe Bregu hanin mëngjesin, në restorant hynë tre njerëz jo të zakonshëm: një grua me një qen të vogël dhe pas saj dy xhandar. Gruaja kishte fustan të gjatë luksoz, i tëri me dantella, kurse çizmet me susta. Xhandarët mbanin këpucë të lustruara dhe me kokë cilindrike. Shumë dallonin nga policët e zakonshëm të cilët i kishin takuar gjatë rrugëtimit shumë herë. Së shpejti përjetuan edhe një befasi, është fjala për llogarinë të cilën duhej ta paguanin. Ishte shumë lirë. Për fjetje dhe shërbim, për te dyja familjet, duhej paguar diku rreth 5 euro. Në moment menduan se mos ishte e gjithë kjo ndonjë lojë si ato me kamera të fshehta, pasi banakieri e shikoi notën 5 euro me habi, por nuk tha gjë. Të befasuar e paguan llogarinë dhe natyrisht vazhduan rrugën për në Spanjë.



    Kaluan 10 ditë të mrekullueshme nën diellin e ngrohtë të Mesdheut, në plazhet e gjata e të bukura me rërë. Vizituan shumë vende kulturore e historike të këtij shteti por, si gjithherë, edhe pushimit i erdhi fundi. Ata duhej të përgatiteshin për tu kthyer prapë në vendbanimet e tyre në Zvicër.



    Vendosën që, gjatë kthimit, sërish ta vizitojnë hotelin i cili aq shumë i kishte fascinuar. Hotelin që aq shumë ofronte për një çmim shumë të ulët, e para së gjithash, kishte atmosferë nga e kaluara që provokonte ndjenja të veçanta. Assesi nuk mund ta kuptonin, se a ishte ajo surprizë vetëm një lojë apo realitet. Nëse ishte realitet, si mund të arrinin pronarët e saj ta përballonin financiarisht situatën në kohën kur çmimet shkonin gjithnjë në rritje?! Ishte rast i rrallë që të përjetohen momente të tilla, prandaj çiftet e rinj vendosën ta kalojnë natës sërish në atë hotel.



    Në të njëjtin vend lakuan nga rruga kryesore në drejtim të hotelit, kaluan hotelin “Plasa” sikurse para 10 ditëve, kur aty nuk gjetën vende të lira. Por kësaj radhe kurrsesi të gjenin “hotelin” e tyre të preferuar. Çdo gjë ishte zhdukur pa shenjë!... Tri herë i shkuan rrotull atij vendi, por hoteli nuk ishte më. Sikur mos të kishte ekzistuar kurrë!... Tanimë ishte natë vonë dhe patjetër u detyruan të ndërpresin kërkimin. Të hutuar, natën e kaluan në një hotel tjetër, buzë rrugës...



    Disa javë më vonë ju arritën fotografit e zhvilluara, të bëra, rrugës dhe gjatë pushimeve për në Spanjë. Ishte befasia tjetër për ta. Samiu dhe Marashi ishin më se të sigurt se kishin bërë disa fotografi me bashkëshortet e tyre në hotelin misterioz, por në negativet e atyre regjistrimeve ato nuk ekzistonin gjëkund. Në film nuk kishte askund hapësira të zbrazëta, kurse numri i pozave shkonte sipas radhës pa shkëputje. E gjithë kjo i habiti dhe merakosi shumë, kështu, vendosën që pas disa muajsh të kthehen edhe një herë në Francë me qëllim që të bëjnë një kërkim të themeltë për hotelin misterioz. I lajmëruan dhe disa shokë dhe së bashku me ta, pas katër muajsh u nisën për në qytetin Montpellier. Gjurmuan territorin disa herë, por hoteli në të cilin kishin kaluar natën e 13 shtatorit, me një fjalë nuk ekzistonte.



    As policia, por as më të moshuarit në ato vendbanime, nuk e mbanin mend shtëpinë e gjatë dykatëshe që ndodhej buzë autostradës, përball parkingut.



    Hoteli nuk u gjet kurrë, kurse hulumtues dhe kureshtar të shumtë këtë fenomen e sqarojnë si “shikim në të kaluarën”.Ka mjaftë gjëra të mistershme në këtë botë si edhe rasti i shkrimit tonë. Por kjo botë është përplot sekrete që na rrethojnë padukshëm, jetojnë pranë nesh dhe me ne... Është kjo një çështje që gjithmonë e ka preokupuar mendjen e njeriut, çështje e cila ka krijuar mite dhe legjenda që nga kohë më të largëta: Vallë a mundemi ne, për një çast, të bëjmë hapa prapa në të kaluarën, apo, po sipas kësaj logjike, përpara, në të ardhmen? Kjo është një pyetje që akoma kërkon përgjigje.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 3:04 am