HisTori Te FriksHme

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptySun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptySun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptySat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptySat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
UDHËTARI MISTERIOZ EmptyFri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptyFri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
UDHËTARI MISTERIOZ EmptyFri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
UDHËTARI MISTERIOZ EmptyFri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
UDHËTARI MISTERIOZ EmptyFri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    UDHËTARI MISTERIOZ

    HisTori Te FriksHme
    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    UDHËTARI MISTERIOZ Empty UDHËTARI MISTERIOZ

    Mesazh  HisTori Te FriksHme Tue Dec 28, 2010 1:10 pm

    Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë.



    Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë.



    Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane.Rrëzë Sharrit, poshtë, mu nën këmbët e maleve, ndodhet fshati jo edhe gjithaq i vogël - Lubinjë e Poshtme.



    Ishte ftohtë një mëngjes janari të vitit 1969. Acari i fortë e ngrinte edhe gjakun në vena.



    Vetëm ndonjë uluri qensh e thyente idilin dimërorë, kurse trumcakët në kopshtin e Ramiz Kurteshit më kot kërkonin ndonjë thermi ushqimi sa për të zbutur urinë në dimrin e ashpër të këtij viti, që kishte filluar mjaft herët dhe u kishte sjell mjaftë kokëçarje banorëve të këtij fshati.



    Familja e R. Kurteshit pothuajse nuk kishte fjetur fare. Në shtëpinë e tyre, sipas vlerësimeve të mjekëve, ishte shumë i sëmurë anëtari më i ri i familjes, Shaban Kurteshi.



    Në këmbën e tij të djathtë, mu në gju, kishte kancerin e indit eshtëror. Kot së koti kishte vizituar entet shëndetësore se mos vallë do të gjente ilaç për sëmundjen e tij të rëndë e të pashërueshme. Parashikimet e mjekëve ishin dekurajuese dhe të pa shpresë.



    Atë mëngjes, më 24 janar 1969, i ati i djaloshit 19 -vjeçar, Shaban Kurtishit, Ramizi, kishte vendosur që ta dërgonte edhe një herë tek specialisti i njohur në Prizren, tek ortopedi që vinte nga Shkupi, për të kryer kontrollimet specialistike për nevojat e spitalit të Prizrenit.



    Meqë autobusi atëbotë nuk qarkullonte dhe veturë nuk kishin, ishin nisur herët në mëngjes, rreth orës 5, bashkë edhe me djalin tjetër me emrin Kadrush.



    Bora edhe më tej binte pa shpresë se për një kohë të shkurtër do të ndalej, por vuajtja i shtynte për udhëtim, madje brenga prindërore ishte më fortë se çdo pengesë eventuale që mund të gjendej në rrugë.



    Të veshur e të mbështjell mirë, siç dinë vetëm malësoret e kësaj ana, ngadalë por të sigurt përparonin drejt Reçanit.



    Mendonin se do të arrinin disi në Reçan e nga aty me ndonjë automjet të niseshin për Prizren.



    Bora pothuajse ishte gjer në brez. Me mund të madh u dynden gjer në Reçan, por jo më tej -as që ishte e mundur.



    Asnjë automjet atë ditë nuk qarkullonte në relacionin Reçan - Prizren. Kot u mërdhin pran lumit dhe në fund vendosën të hiqnin dorë nga udhëtimi dhe të kërkonin strehim tek të afërmit e tyre në fshat.



    Të afërmit e pritën mirë dhe me zjarr të fortë e çaj e pritën mëngjesin. Vendosën të ktheheshin në shtëpi dhe të prisnin që të zbutej moti e të qarkullonte komunikacioni, atëherë t’i drejtoheshin ortopedit.



    Bora pandërprerë edhe më tej binte, thua donte me çdo kusht t’i ndërpriste udhëtarët qëllimtarë dhe t’i kthente përsëri në shtëpi. Iu falënderuan të afërmve për pritje të ngrohtë, edhe pse ata i lutën që të rrinin e të flinin përsëri, gjersa të qetësohej koha e keqe, dhe u nisën për në Lubinjë të Poshtme.



    Të heshtur e me dhembje në zemër, babai i djaloshit të sëmurë mendonte dhe e luste Zotin që i bir t’i shërohej, herë pas here duke i nxitur të bijtë që të qëndronin.



    Ndodhej në ballë të kësaj minikolone duke “shqyer” borën e duke çelur rrahën nëpër rrugën plot meqavë. Shpeshherë sharronte nëpër gropa, meqë nga smetet e borës nuk mund të njihej rruga.



    Një çast, në vendin ku ndahen rrugët për Lubinjë të Epërme dhe të Poshtme, të quajtur “Gërshërët”, vërejtën plakun që po shkonte drejt tyre. Plaku i buzëqeshi duke i përshëndetur: mirëmëngjesi!-Ku keni qenë në këtë kohë të keqe?



    Kolona e vogël u hutua, ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekër të bardhë, i veshur lehtë me rroba të leshta e me opinga të lehta në këmbë.



    Në dorë mbante shkopin e drunjtë, me mbajtësen pakës të thyer, i cili i kishte hije në dorë.



    Në kokë e kishte kapelën e bardhë të mbështjell me maramë, siç e mbajnë malësorët e kësaj ane. Asgjë e pazakonshme, vetëm veshja e hollë i çudiste udhëtarët. Nëpër këtë kohë të keqe, e kaq hollë i veshur!



    -Jemi nisur te mjeku, - tha Ramizi, babai i djaloshit të sëmurë. Dhe, siç po e sheh, kohë shumë e keqe dhe u detyruam të kthehemi.-Çfarë sëmundje ju mundon? - tha plaku dhe rregulloi opingën e këmbës së djathtë, duke i lidhur tojat e saj.



    -Ky djali im është rëndë i sëmurë nga kanceri, ashtu thonë mjekët! -tha Ramizi.



    -S’është asgjë kjo. Ju lutem çojini pantallonat ta shoh! -tha plaku i panjohur dhe u përkul të ndihmonte që djaloshi i sëmurë ta hiqte më lehtë çizmen e rëndë e të mbushur me borë gjatë ecjes së gjatë.Me mundim të madh e hoqën çizmen dhe plaku shikoi gjurin, edhe pse me anë të syrit asgjë nuk mund të vërehej.



    -S’është kjo asgjë, -tha sërish plaku. Merrini këto e këto barishta, i vendosni mbi gju dhe kjo për një javë do të shërohet. Do të jesh çunaku im, plotësisht i shëndosh, thua se ke lindur përsëri! -dhe ia ledhatoi çunit kokën.



    -E ku je nisur ti, o axhë, nëpër këtë kohë të keqe dhe prej nga je? -e pyeti djaloshi plakun e panjohur.



    -Unë kam ardhur nga Vejca (fshat në Komunën e Tetovës, në Maqedoni) përmes maleve të Sharrit dhe kam qenë mysafirë te Bahtiar B. i fshatit tuaj. Tek ai kam fjetur, -u përgjigj plaku.



    Tek ai kam kaluar bukur kurse sonte e kam konakun tek një miku im në Zogjishtë.



    Plaku u përshëndet me këtë kolonë të vogël dhe mori rrugën e Reçanit.



    “Vallë, si ka mundur të kalojë nëpër majat e maleve të Sharrit?” -pyeste veten Ramizi, “dhe atë nëpër këtë kiamet? Çudi! Ishte edhe aq hollë i veshur! Si nuk kishte të ftohtë?”



    Pak nga pak, kolona e vogël prej tre vetësh, ngadalë, afrohej kah Lubinja e Poshtme.



    Gjatë rrugës nuk vërenin kurrfarë gjurmësh të plakut të panjohur, por kësaj nuk i dhanë rëndësi, meqë mendoni se meqava i ka mbuluar.



    Çuditërisht, mu në hyrje të fshatit, në varre, panë grupin e vogël të njerëzve duke hapur varrin e dikujt.



    -Dikush paska vdekur mbrëmë, -komentoi Ramizi.



    E kur iu afruan grupit dhe mësuan se në atë mbrëmje kishte vdekur Bahtiar B., te tre u shikuan me habi:-Çka? Ka vdekur Bahtiar B.? Po ai ishte shumë mirë me shëndet!.. .-Posi, ka vdekur!... -tha plaku nga grupi.



    Nga habia e madhe i harruan barishtat që plaku i panjohur ua kishte rekomanduar dhe arritën në shtëpi.



    I përkujtonin përshtypjet për takimin me plakun e panjohur, por kurrsesi t’i kujtonin barishtat që ua kishte rekomanduar, dhe kështu kaloi një javë.



    Por, për çudi, Shabani, në mënyrë misterioze, u shërua. Bora u shkri pas një kohe. Shkuan te mjeku dhe i bënë analizat, dhe nga sëmundja -asnjë gjurmë...



    -Ndoshta ai ishte lajmëtari i vdekjes! -tha Ramizi; ia ka marrë shpirtin e Bahtiarit dhe pastaj ka shkuar te ndonjë shpirt tjetër në Zoqishtë...



    Sidoqoftë - komentimi është i tepërt.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 4:19 pm