HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Sun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Sun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Sat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Sat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Fri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Fri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Fri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Fri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Fri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Misteret e Varrezave

    Share

    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Misteret e Varrezave

    Mesazh  HisTori Te FriksHme prej Tue Dec 28, 2010 1:08 pm

    ( Sekrete, mistere, erotizëm, spiritizmë e skena egzorcizmi në varrezën më të shquar të Parisit )



    ... Nuk është e thenë që varrezat të jenë me çdo kusht, vendet ideale të prëhjes së përjetëshme.



    Prej shumë vjetësh, agjentë të survejimit në Paris kanë venë në qendër të vemendjes, njerën prej sipërfaqjeve më të gjelbëruara të qytetit, me 44 hektarë monumente funerale.



    Netëve, të shoqëruar me qenër të stervituar ata inspektojnë e i bien kryq e tërthor nekroplit më të shquar në botë: varrezave Per-Lashezë ( Père-Lachaise ) ku prëhen personalitete të botës së arteve, politikës, mjekësisë e shkencave paralele.



    Po, përse gjithë kjo gjendje alarmi përreth tyre ? Shkaqet janë të shumta.



    Në fakt, ky vend magjik ku bejnë gjumin e përjetshëm shumë njerëz të shquar të dy shekujve të fundit, është bërë prej kohësh mjaft tërheqës për disa lloj vizitorësh të veçantë.



    Sepse, Per-Lashezë, në çdo kohë ka qenë konsideruar s i një nga vendet më tipikë të egzorcizmit e, për disa sekte, ndër më të zgjedhurit për të bërë ceremoni misterioze. Pothuajse çdo natë, aty shihen skena nga më të çuditëshmet...



    “Nimfa” e Per Lashezë dhe gjoksi vezullues i një femre...



    ... Një kureshtar që përshkon Qytezën e të Vdekurve e endet mes këtij nekropoli të pafund, nuk mund të qendrojë indiferent para varrit madhështor të Ferdinad Barbadien, derdhësit të shquar të skulpturave në bronx të shekullit te XIX-të, ku ngrihet edhe një nga kryeveprat e tij.



    Para një masivi shkembor ndodhet një grup skulpturor i përbërë prej tri vajzash, të cilat quhen ndryshe edhe Nimfat e Per -Lashezë. Një prej tyre, ajo me e avancuara drejt publikut, më e reja, më finja s’eshte as dy hapa larg.



    Ajo ka dy gjokse të vegjël por tepër provokues, të cilët janë edhe ”preja” e shumë zotërinjve që, të tunduar prej anatomisë së tyre erotike, s’qendrojnë dot pa i ledhatuar.



    Eshtë kjo arsyeja pse ato ( gjinjtë prej broxi ), nga fërkimi e ledhatimi i shumë kalimt arëve, janë gjithmonë të mbuluar me një dritë vezulluese metali të freskët.



    Ka nga ata bile që, duke i’u shmangur njerëzve e pasi sigurohen se janë larg vështrimit të tyre ( veçanërisht kur bie muzgu e ata rrallohen ), ndalen para kësaj nimfe me përmasa natyrale e, nuk e kanë për gjë qe t’i thithin thumbat e gjoksit të saj me gojë.



    Thuhet se, ( e, kjo ka ngelur si një traditë e vjetër ), ledhatimi i gjinjve të Nimfës së Per-Lashezë, sjell fat në dashuri...



    Viktor Noir - fetishi erotik i femrave



    ... Ndërkohë, vendi më i adhuruar për femrat është padyshim varri i Viktor Nuar, ( Victor Noir ), këtij ish-gazetari të vrarë pabesisht më 1870 në moshën 22 vjeç, pikërisht dy ditë para marteses.



    Shtrirë mbi varr në përmasa natyrore, me redingotë hapur, kapelen përbri e pamjen e fytyrës pothuajse ëngjëllore, ndodhet skulptura e trupit të tij në bronx, punuar nga artisti i njohur i asaj epoke Jules Dalou.



    Pjesa dërmuese e adhuruesve të saj, jane vajza e gra të reja. Sjelljet e disa prej tyre, nganjeherë, kanë brenda tyre simptoma të vërteta erotike-deliranete.



    Në skulpturë, vendi më i lakmuar e që rrezaton tepër shkëlqim është një pjesë e fryrë mbi pantallona, mes kofshëve, aty ku ndodhet seksi i tij.



    Sipas bestytnive e paragjykimeve, të cilat janë përcjelluar nga njeri brez tek tjetri, skulpturë e djaloshit Viktor Nuar ka disa fuqi të mbinatyreshme si, për shembëll: tërheqjen e një mashkulli, shërimin nga impotenca, bashkimin me një burrë të adhuruar, realizimin e deshirës për martesë, bërjen e një fëmije etj.



    Gratë apo vajzat, për të realizuar dëshirën e tyre të fshehtë e duke besuar në efektin çudibërës, ndalen para skulpturës së shtrirë, ulen pranë saj e, lehtas, kalojnë gishtat duke ledhatuar pjesën e fryrë të seksit nenë pantallona.



    Por, ka edhe të tjera më të guximshme, të cilat vendosin në atë vend ballin e, pastaj, lëshojnë mbi të puthje e më tepër akoma, ka të tjera që vijnë aty natën, xhvishen nudo e shtrihen mbi trupin e ftohtë prej metali të djaloshit Viktor Nuar, fetishit erotik të femrave...



    Alen Kardek – teoricieni i madh i spiritizmit



    ... Eshtë më se e vërtetë që ekziston një kult adhurues për Alen Kardek ( 1804-1869) ( Alain Kardec-doktor në mjekësi e pedagog, i cilësuar si më i madhi i magjistarëve, vëzhguesi i pakrahësueshëm i botës së shpirtërave, shefi dhe teoricieni i parë i spiritizmit botëror ).



    Në çdo kohë e për çdo ditë, varri i tij ështe i mbytur me tufa lulesh lloj-lloj. Burra e gra vijnë tek varri i tij, për t’u konsultuar me magjistarin e madh e për t’i bërë atij lutje, për ndërhyrjen e shpirtrave të mirë në dobi të tyre.



    Sepse, Alen Kardekut i atribuohen fuqi të të pa imagjinueshme të tilla si, për shëmbëll, që të hysh në kontakt me të vdekurit, të marrësh mesazhe nga jeta e përtejshme, të shërosh një të semurë, të çlirohesh nga shpirtërat e këqinj etj.



    Për këto arsye, mund të themi pa e tepëruar se varri i t ij, është sigurisht më i vizituari jo vetëm në Per-Lashezë, por edhe në gjithë Francën ( sigurisht pas atij të Napoleon Bonapartit ).



    Ndaj, gjen këtu edhe njerëz që vijnë edhe nga vende të largëta, sidomos nga Amerika latine, Antilet e disa vende të Afrikës...



    Xhim Morrison - varri i tij ruhet ditë e natë...



    ... Eshte pikerisht, përreth varrit të Xhim Morrison -it, ( Jim Morrison, 1943 - 1971 ), vdekur në Paris për shkak të një overdoze heroine, një prej miteve më të shquar të muzikes pop, ku zhvillohen edhe manifestimet më të zhurmshëm e më shqetësues të varrezave Per-Lashezë.



    Varri i njeriut që, për nga modernizmi i artit dhe menyrës së tij të jetesës, misheroi një model absolut për mbarë brezin e viteve ’60-’70.



    Si mishërues i një personazhi të tillë mitik, varri i tij është kthyer në një vend të endërruar pelegranzhi për mijëra të rinj e të reja anglo-amerikanë, gjermanë e skandinavë, të cilët vijnë këtu për t’i bërë homazh idolit të tyre të adhuruar, i cili u bë simbol i madhërishëm i antikonformizmin ndaj traditave e sjelljeve sociale të kohës së vet ( Të tilla si, kundërshtimi i luftës në Vietnam, tutelës prindërore, refuzimit ndaj shërbimit ushtarak, ligjit, familjes, moralit ).



    The Doors...I shndërruar në një vend takimi ndërkombëtar e, disa herë i kërcënuar edhe për profanim nga individë të rrezikshëm e me probleme psiko-mendore, varri i tij ruhet me kamera të fshehta e vëzhgohet ditë e natë nga roje të posaçme, gjë e cila ka bërë që survejimi rreth tij të jetë special dhe i përhershëm.



    Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, shpesh herë me mangësi sjelljesh civile, përreth varrit, individë të ndryshëm nuk mungojnë t’a bëjnë të pavdekshme prezencën e tyre duke shkruar graffiti në varrin e idolit të tyre, duke derdhur mbi të shishe me alkool apo duke tymosur hashish e mariuhanë.



    Grupe të tjerë bien në delir të vërtetë e japin spektakle orgjish ndërkohë që, pjesa më e madhe e adhuruesve, kënaqen duke vendosur pranë banesës së fundit të artistit të madh, thjesht një lule apo një mesazh të shkruar mbi një copëz letër...

      Ora është Thu Dec 08, 2016 10:07 am