HisTori Te FriksHme

Horror Stories

Tema Fundit

» Nje video e frikshme!
Sun Jan 23, 2011 11:08 am nga WoLfi !

» Demon!!!!!!!!!!!!!
Sun Jan 23, 2011 11:06 am nga WoLfi !

» Shtepia Amityville!
Sat Jan 22, 2011 12:36 pm nga WoLfi !

» Hoteli Stanley dhe banoret e tij Fantazmat!
Sat Jan 22, 2011 12:32 pm nga WoLfi !

» Tu gri mish, i iku dora :D
Fri Jan 21, 2011 4:57 pm nga WoLfi !

» Fantazma shpirtera dhe demon!
Fri Jan 21, 2011 11:29 am nga HisTori Te FriksHme

» Fenomene ne "Murriz Dega"
Fri Jan 21, 2011 11:27 am nga HisTori Te FriksHme

»  Fantazma e Vladimir Leninit!
Fri Jan 21, 2011 11:25 am nga HisTori Te FriksHme

» Halloween.
Fri Jan 21, 2011 1:53 am nga WoLfi !

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum

Affiliates

free forum


    Shpirterat e Parehatshem

    Share

    HisTori Te FriksHme
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 49
    Join date : 28/12/2010

    Shpirterat e Parehatshem

    Mesazh  HisTori Te FriksHme prej Tue Dec 28, 2010 10:29 am

    Unë dhe nusja rrinim në dhomë kur u hap dera dhe një erë u krijua vetvetiu dhe para syve tanë bokalli u ngrit dhe filloi të sillej nëpër ajër... Janë këto fjalët që na i përcjell F. H. nga Peja për përvojën e gjyshes së vet.



    Ky rast si dhe shumë të tjera, si tek ne ashtu edhe në botë, në njëfarë mënyre na bëjnë me dije për "paraqitjen" dhe "prezencën" e shpirtave që nuk i takojnë më kësaj bote.



    Disi tek ne është bërë praktikë që me figurën e besimit tonë popullor - Lugatin, të identifikohen të gjitha krijesat jashtë kornizave të kuptueshmërisë sonë dhe me këtë emër njëherazi identifikohen shpirtat, fantazmat, vampirët, etj.



    Edhepse një vështrim i tillë dhe klasifikimi që bëra ndoshta nuk i takon temës që dua ta shtjelloj, duhet të dihet se shpirtat që parimisht duhet t'i takojnë asaj ane, fantazmat dhe vampirët, janë kuptime që dallojnë shumë prej njëra tjetrës dhe asesi nuk duhet të identifikohen njëjtë.



    Për ta përzënë shpirtin, na detyroi neve fëmijëve të silleshim gjithë ditën rreth plemes



    Pa marë parasysh se prej cilit këndvështrim nisemi, për vampirët është me të vërtetë naive të mendohet se ekzistojnë. Sidoqoftë skepticizmin duhet ta lëmë pak anash dhe më me seriozitet t'i qasemi problemit.



    Enigmën mbi fantazmat mund ta zbërthejmë me mjaft sukses vetëm me një trajtim konstruktiv psikologjik, kurse çështja e shpirtave kërkon një trajtim metafizik të problemit por përsëri po e cek, me pamundësi dhënie të konkludimit.



    Për të mos kaluar në monotoni dhe për ta bërë temën më të afërt ja disa raste më interesante që munda t'i mbledh për t'iu kthyer më vonë vetë problemit... "nuk e dij se si ndodhi që ai vendosi të banonte tek ne, apo mos ndoshta ai ka qenë gjithnjë aty e ne kushedi pa vetëdije e kemi ngacmuar, dhe me thënë të drejtën, nuk më kujtohet se atëherë kam qenë i ri, diku rreth 12-13 vjet" - na rrëfen një student prej rrethit të Prizrenit, përndryshe student me sukses mbi mesataren - "por e gjitha kjo filloi atëherë kur zhurma të çuditshme filluan të dëgjoheshin në pleme.



    Në fillim nuk i merrnim seriozisht duke menduar se fjala është për ndonjë kafshë të vogël që ka gjetur strehim aty, por me kalimin e kohës ato filluan të shpeshtohen dhe të merrnin intonacionin e zhurmës që krijohet kur sendet rrëzohen ose hudhen, kurse në portën e fqiut filluan të dëgjohen trokitje të fuqishme misterioze që i shkaktuan mjaft shqetësim.



    Ndoshta për t'i bërë qejf vetes, mundoheshim ta shpjegonim këtë me ndonjë armik misterioz të familjes, i cili dëshironte vetëm të na shqetësonte.



    Më tej gjëra edhe më misterioze filluan të ndodhin.



    Në kulm të shtëpisë dhe në oborr filluan të bienin gurë me shpejtësi të mahnitshme dhe baba shpesh në gjysmë të natës dilte jashtë me tërfurk në dorë, por gjithmonë kthehej i dëshpëruar se jashtë nuk kishte bile as shenjë se kishte qenë dikush.



    Mendimet për ndonjë aksion të organizuar kundër familjes sonë u forconin derisa dikujt iu kujtua të hipte në kulm dhe t'i sillte tjegullat që ishin goditur.



    Sot e kësaj dite nuk mundemi ta kuptojmë se çfarë ka qenë ajo forcë që e ka gjuajtur atë gur i cili kishte shpuar tjegullën.



    Gurët kishin kaluar nëpër tjegulla duke lënë vetëm vrimën sa madhësia e vet, pa i thyer ato. Kemi provuar vetë të provojmë diçka të tillë, por tjegulla gjithmonë thehej.



    Atëherë vendosëm të kërkojmë ndihmë në rastin e parë që do të ndodhte herën tjetër. Në një ditë, kafshët filluan të na shqetësohen kurse edhe gjërat tjera lëviznin dhe nuk i gjenim në vendin ku i linim.



    Atëherë nuk pritëm më, por e thirrëm një njeri nga Prizreni i cili më duket se thirrej Shasha, dhe i cili na kuptoi seriozisht. E dij vetëm se na mblodhi tërë neve fëmijëve dhe na detyronte të silleshim rreth plemes gati tërë ditën, kështu që ato dukuri kurrë nuk na shqetësuan më..."



    Mirë, mirë, vazhdoni me të juajën, por dijeni, edhe pasi të vdes, nuk do t'ju lë rehat



    Ngjarja tjetër është mjaft interesante por për arsye se paraqet një çështje mjaft familjare nuk do të cekim asgjë për aktorët e ngjarjes. "E tëra ka filluar pas vdekjes së plakës.



    Se diçka e tillë do të ndodhte, disa prej neve e kemi pritur, se para vdekjes ajo na pat thënë - mirë, mirë, vazhdoni, por edhe pasi të vdes nuk do t'ju lë rehat - e ne e injoruam, e trajtonim si të tepërt dhe në njëfarë mënyre u lehtësuam kur vdiq, por gabimin u desh ta paguanim shtrenjtë.



    Një kohë pas vdekjes së saj gjëra të çuditshme filluan të na ndodhnin në shtëpi.



    Zëra dhe zhurma të paqarta filluan të dëgjohen. Një mbrëmje, gjersa qëndronim të gjithë së bashku, dikush trokiti fuqishëm por edhe pse shumë shpejt dolëm jashtë, aty nuk kishte as shenjë të dikujt.



    Filluam të shqetësohemi, por ky ishte vetëm fillimi. Më askush nuk mund të rrinte ose të flinte i qetë.



    Sa rehatoheshim pak, ndodhte që p.sh. të fikeshin fenerët ose dyert dhe dritaret të hapeshin e të mbylleshin vetvetiu ose para syve tanë fluturonin rrobet dhe këpucët tona. U detyruam ta ndërrojmë shtëpinë..."



    Para disa kohësh, agjencionet informative e në veçanti ajo ruse, emituan lajmin mbi "vizitorin" e çuditshëm në qendrën kulturore ruse në Maltë.



    Ngjarjet e çuditshme, në ndërtesën në të cilën është vendosur qendra në fjalë, si p.sh. fanitjet e ballove miserioze, zhurma e enëve, frymëmarrja e vizitorit të panjohur si dhe muri i cili vetvetiu e ndërron ngjyrën, më në fund u zgjidhën dhe u gjet "shkaktari". Ishte shpirti i një riteri (kalorësi) anglez i shekullit të XVI.



    Fjala është për njëfarë ser Oliver Starkin i cili kishte vdekur para 400 vjetësh. Kishte qenë sekretari personal i mjeshtrit të madh Zhan De La Valete, njërit prej komandantëve të rendit ushtarak katolik të shën Pjetrit, rend të cilin e përbënte pjesa më militante e "kalorësve të shenjtë", që për detyrë kishin mbrojtjen e krishterizmit. Ndërtesa në fjalë kishte qenë pronë e kalorësit i cili banorët e rinj filloi t'i shqetësojë qysh në fillim të vitit 1993.



    "Shpesh herë natën na zgjonte zhurma e ngjashme me zhurmën e cila bëhet gjatë ballove, por diçka të tillë realisht nuk kishte...poashtu e çuditshme ishte kur e ngjyrosnim një mur me të bardhë, përndryshe i vetmi i cili ka mbetur i paprekur qysh prej kohës së ser Oliverit, dhe gjithmonë pas një apo dy jave vetvetiu ndërronte ngjyrën dhe bëhej i zi" - tregon drejtoresha Elizabeta Zolina, përndryshe profesoreshë e historisë bashkëkohore.



    T'i bijmë shkurt, shpirti i ser Oliverit s'gjente rehati për arsye se në testament kishte thënë se banorët e asaj shtëpie, d.m.th. pasardhësit e tij, duhet t'i paguajnë lutjet e rregullta për shpirtin e tij në katedralen e shën Pjetrit e që tash askush nuk kujtohej më për të.



    Me të kuptuar për testamentin, meshat për shpirtin e tij filloi t'i financojë vet qendra kulturore, kështu që shpirti i ser Oliverit me kalimin e kohës u qetësua. "Nganjëherë dëgjojmë prap diçka, por më asgjë s'ka shqetësuese", përfundon zonja Zolina.



    Edhe në shtëpinë më të famshme të botës ndodhin gjëra të çuditshme.



    Në shtëpinë e bardhë në Vashington flitet se edhe sot e kësaj dite paraqitet shpirti i Abraham Linkolnit, të cilin më 1865 e vrau Xhon Vilkis Buti. Vinston Çerçili, njëherë, në shenjë respekti, qe vendosur në dhomën e Linkolnit.



    Me të takuar shpirtin, ai kishte kërkuar dhomën tjetër. Edhe mbretëresha holandeze Vilhelmina kishte humbur vetëdijen kur i pat dëgjuar trokitjet në derë dhe Abraham Linkolnin para saj.

      Ora është Thu Dec 08, 2016 10:06 am